FAKSIMILE/ Porti Sarandës tender 41 milionë lekë të vjetra për të blerë sapunë dhe dezifenktues duarsh
Porti Detar Sarandë ka hapur një tender me fond limit 41 milion lekë të vjetra.
Tenderi i hapur nga Porti Detar i Sarandës është me arsyen për të blerë dezifektantë duarsh, sapunë, dhe doreza një përdorimshme, në kuadër të masave Covid-19.
“Blerje materiale te nevojshme per mbrojtjen personale dhe higjenosanitare, ne zbatim te protokollit te perballimit te COVID – 19”, është objekti i tenderit, të cilin e ka fituar kompania “Spark Clean”, e cila ka ofruar vlerën 38.2 milionë lekë të vjetra.