ESKLUZIVE/ Tek “Folie Marinë” në Jal harrohet distancimi social, të rinjtë harbohen në party-n e Noizyt

Teksa situata e Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese, duket se të rinjtë në Jalë e kanë harruar sot rrezikun.

Ata janë mbeldhur në një beach bar ku reperi Noizy ka performuar për të gjithë plazhistët.

Siç shihet dhe nga foto e mbërritura në redaksinë e Sarandanews.com, të rinjtë nuk respektojnë aspak rregullat e distancimit social, duke qenë shumë pranë njëri tjetrit.

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë të rinjtë janë burimi kryesorë i shpërndarjes së virusit dhe kanë kërkuar nga ata që të respektojnë sa më shumë masat, për të ruajtur veten dhe të afërmit. /Sarandanews.com/