DETAJET/ 2 rastet pozitive me koronavirus në Sarandë. U kthyen nga Greqia ku dyshohet se janë infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me Koronavirus dy persona në Sarandë.

Bëhet fjalë për dy persona nga fshati Kulluricë i Bashkisë Finiq.

Mësohet se ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, ku dyshohet se janë infektuar.

Ndërkohë, ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve dhe dy personat e infektuar janë karantinuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste pozitive në të gjithë vendin, një tjetër rekord infektimesh ky në Shqipëri.