Deputetja e PS-së: Syri Kaltër ku harmonia ngjyrave mrekullon çdo herë që e viziton

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka vizituar Syrin e Kaltër.

“Syri Kaltër ku harmonia ngjyrave mrekullon çdo herë që e viziton”, shkruan Gjylameti ne foton e postuar në rrjetet sociale nga ky vend.

Syri Kaltër është një nga vendet që ka një numër mjaft të lartë turistësh në çdo vit, duke i mahnitur nga mrekullia e atij vendi. /Sarandanews.com/