Artan Hoxha shpërthen ndaj grekëve: Janë rracistë, antishqiptarë, ksenofobë, dhunues…
Artan Hoxha shpërthen ndaj grekëve pas situatës së rënduar në Kakavijë ku mijëra shqiptarë presin në radhë në kushte çnjerëzore.
Gazetari i quan grekët racistë, antishqiptarë e ksenofobë.
“Kur gjejnë një vend më të vogel dhe më të dobët se vetja, edhe pse është anëtar i NATO-s (Shqipërinë), e shkelin me këmbë dhe i bëjnë gangsterin…
Kur bien në hundlesh dhe u del përpara nje shtet me i forte, po anëtar i NATO-s (Turqinë), që të kërcet dhëmbët e të merr me shqelma, i ankohen Amerikës dhe BE-së.
Këta janë greket dhe Greqia…
Rracistë, ultranacionalistë, antishqiptarë, ksenofobe, dhunues…
Kur u tregojnë vendin, ankohen se po u shkelën të drejtat, si vend i NATO-s dhe BE-së, se po i kërcënojnë, qurraviten, jargaviten”, shkruan Artan Hoxha.
Kujtojmë se Greqia ka vendosur si kusht tamponimin e personave që hyjnë në kufi, si dhe po punon me 3 sportele, teksa pala shqiptare po punon me 8 sportele.