Vlorë / Babai abuzon me vajzën e sëmurë, nëna humbet kontaktet me të bijën
Fatiri Zere, sot 80 vjece, rrëfeu historinë saj të trishtë në emisionin “Pa Gjurmë”, në Report Tv.
E braktisur nga të gjithë, ajo jeton e vetme në qytetin e Vlorës.
Drama e saj ka nisur qysh në fëmijëri. Pas vdekjes së nënës u rrit nga njerka, e cila në moshën 14-vjecare e dëboi nga shtëpia. Fatire u rrit nëpër dyert e fqinjëve dhe në moshën 16-vjecare u martua.
Një martesë e cila zgjati vetëm një vit.
“Më martoi komshia, unë nuk e njihja fare djalin që do të bëhej babai i vajzës time. Një vit qëndrova me burrin, pastaj e ndava, se më vodhi në vendin e punës. Unë punoja në ushtri dhe sistemi i asaj kohe më tha o punën ose burrin. Kështu që vendosa ta divorcoja”- shprehet e moshuara.Edhe pse e re në moshë, Fitiri vazhdoi jetën vetëm me vajzën, për 12 vite në qytetin e Vlorës mes vuajtjeve dhe paragjykimeve të kohës.
Në vitin 1974, ajo vendos të rimartohet, sërisht me mblesëri nga fqinjët e saj.
“Vajzën e kisha 12 vjece, kur u martova për herë të dytë. Kush e dinte që do vuaja më shumë. Solla në jetë edhe tre fëmijë të tjerë, dy djem dhe nje vajzë. Vajza e vogël vuan nga shëndeti mendor. Punoja nga mëngjesi deri në darkë dhe ai vetëm pinte dhe me dhunote. Shpirti im e di sa ka vuajtur, derisa në vitin 1992 vendosa të ndahesha”- mes lotëve u rrëfye 80-vjecarja.
Pas ndarjes, Fatiri Zere, emigroi drejt Italisë tek dy djemtë dhe vajza nga martesa e parë, ndërsa vajzën e sëmurë nga martesa e dytë e la me babain.
Por në vitin 1994, djemtë bënë të pamundurën të merrnin në Itali edhe babain me motrën.
“Pas disa kohësh vjen në Itali ish burri me vajzën. Këtu nis drama e familjes time. Vajza e sëmurë ishte shtazënë. U tmerrova kur zbulova të vërtetën. Ish-burrin e dëbova nga shtëpia dhe sot e kësaj ditë as fëmijët nuk flasin me me babain e tyre.
Ai është një maskara”- shprehet mes dhimbjes Fitirija.Nga incesti erdhi në jetë fëmija, i cili u braktis në një institucion në Sicili, të Italisë. Sot, kjo nënë e moshuar nuk ka më kontakte me vajzën, e cila sipas saj jo vetëm është abuzuar nga babai, por është edhe shfrytëzuar.