Vizita e Ramës në Gjirokastër, Tritan Shehu: Kryeministri erdhi me helikopter
“Sot Rama me helikopter në Qarkun e Gjrokastrës, në një vizitë, thjesht “qokë”, vetëm për t’u dukur apo për t’u fshehur diku….në kohëra Covidi…dhe pa gazetarë!
Në fakt përpara se të nisej për aty ai duhet të shprehej qartë për situatën “Jashtë Kontrollit” të Covid në vend, shkaqet e vërteta të saj, mungesën e masave e të perspektivës…të thotë diçka aty edhe për epideminë në rritje në atë Qark duke filluar nga Permeti, për gjendjen e mjerueshme të spitaleve e kujdesit parësor!
Inaguroi para pak të ashtuquajturin “By pass” të Tepelenës, rreth 2,2 km rrugë, por harroi të thotë pse ka koston rreth 10 herë mbi atë normalen…me tej do të shkojë te ndonjë….
Mund të “inspektoje” dhe punimet e ujësjellesit të Gjirokastër një projekt i rëndësishëm ky, por i filluar me 2014 me financim dhe mbikqyrje të KFË Gjermane dhe Qeverisë së Zvicrës. Flitet për një vizitë në Universitet, me reputacion të lartë ky, që politikat e tij e kanë denigruar e po e çojne drejt kolapsit.
Por unë e ftoj atë të shpjegojë sot dhe se çfare po ndodh prej 7 vitesh me Rrugën Kardhiq- Delvinë, Përmet-3 Urat, me perspektiven e Aeroportit të Gjirokastrës, rruget rurale, gjendjen e vajtueshme të bujqësisë, spitaleve e sistemit shëndetësor të Qarkut në degradim të plotë, papunësinë e varfërinë e thellë me ndërprerjen edhe të ndihmës ekonomike në mbi 50% etj.
Mbi të gjitha ai duhet të pergjigjet aty për eksodin masiv të largimeve nga “sytë këmbët” të banorëve fisnikë, që kushtet e krijuara nga qeverisja i detyrojnë të ndërmarrin, duke e lënë të shkretë atë qytet historik e Qarkun në tërësi.
Mjafton të shikosh fotot e sotme të Gjirokastrës për të konstatuar këtë dhe kuptuar se çfarë po kalon ai Qark me vlera të pazëvendësueshme me shumë se kombëtare, gjëra që ai as i shikon as i artikulon!”, shkruan Shehu.