VËZHGIMI/ Pastrimi i Ksamilit: Firma Korsel nuk ka kryer detyrën për të cilën paguhet

Shoqata për zhvillimin e turizmit në Ksamil ka kryer një monitorim 1 javor për respektimin e orareve dhe detyrave në bazë të kontratës të firmës së pastrimit Korsel për qytezën e Ksamilit.

Monitorimi, i cili është kryer si pjesë e një projekti të Lëviz Albania, ka konkluduar se firma e pastrimit Korsel nuk e ka kryer detyrën për të cilën paguhet!

Në raport ndër të tjera thuhet:

“Firma e pastrimit “KORSEL” nuk ka respektuar oraret le cilat ajo vet i ka nxjerr per (u respektuar.

Firma e pastrimit “KORSEL” nuk ka kryer detyren per te cllen paguhet.
* Supervizori ka deshtuar ne monitorimin dhe kontrollin e firmes se pastrimit. Supervizori nuk ka marre asnje mase administrative edhe pasi eshtë vëne ne dijeni nga Shoqata dhe biznesi vendas per shkeljet e firmes së pastrimit.