VENDIMI/ Shkrihet zyra Arsimore Delvinë

Zyra Arsimore në Delvinë nuk do të jetë më në këtë qytet.

Pas një udhëzimi nga Ministria e Arsimit, kjo zyrë do të transferohet në qytetin e Sarandës.

Kreu i degës së PD Delvinë, Hari Imeri, e ka kundërshtuar këtë vendim.

Postimi i Hari Imerit.

Të nderuar bashkëqytetarë!

Zyrtarisht njoftohet se Zyra Arsimore Delvinë do të transferohet nga qyteti jonë.

Kjo është e papranueshme për arsimtarët dhe nxënësit e shkëlqyer që ka nxjerr kjo trevë.
E papranueshme për Delvinën e vlerave, qytetarisë, mikëpritjes dhe bujarisë, Delvinën e firmëtarëve të pavarësisë,vendlindjes së kryeministrit të parë shqiptar.

Tashmë 170 mësues, 7 shkolla 9-vjeçare,1 shkollë e mesme dhe 1500 nxënës do të mbeten në mëshirë të fatit.

I bëj apel Sindikatës së Pavarur të Arsimit Delvinë,Këshillit Bashkiak Delvinë,të gjithë arsimtarëve dhe ish-arsimtarëve delvinjot,ata të cilët na mësuan hapat e para të dashurisë për familjen,për bashkëqytëtarët,qytetin dhe Kombin, si shtresa më vitale e shoqërisë, ta kundërshtojmë së bashku këtë vendim të lëshuar nga Ministria e Arsimit me “një të rënë të lapsit”, pa lexuar historinë e këtij qyteti,pa pyetur askënd në këtë qytet , ta kundërshtojmë këtë vendim,ndryshe do të ishte fatale për Delvinen tonë.

Bashkëqytetarë, ju kthej në kujtes se mosreagimi jonë ndaj transferimit të Institucioneve(Gjykat,Prokurori,Hetuesi,Hipotekë),vite më parë solli mjerim në qytetin tonë të dashur,nëse nuk reagojmë edhe këtë herë kjo do të jetë fatale për ne.

Një qytet “vdes” kur institucionet largohen prej tij. /Sarandanews.com/