“Turizmi ndodhet në vështirësi”/ Klosi i prerë me agjencitë turistike: Qytetarëve do iu mundësoni udhëtimet brenda vitit, në të kundërt do iu ktheni paratë mbrapsht
Ministrit i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar në seancën e sotme plenare se të gjitha agjencitë turistike duhet që brenda vitit të mundësojnë qytetarëve udhëtimet e parapaguara.
Sipas ministrit nëse nuk do të mundësohen udhëtimet, agjencitë duhet t’u kthejnë paratë qytetarëve.
Pandemia e goditi fort këtë sektor. Po kalojmë një situatë të vështirë. Shpresoj të ishim një situatë tjetër me pandeminë, po jemi në të situatë. E mbështes fort thirrjen e Manastirliut, pasi është koha që të mendojmë për shëndetin e njerëzve. Në radhë të parë do të duhet të kemi në vëmendje masat që do duhet të marrin për të mbrojtur jetën e njerëzve, distancimin social, mos grumbullimin e njerëzve në zonat turistike, mos zhvillimin e aktiviteteve që mund të përhapnin virusin.
Akti normativ që ka miratuar qeveria shqiptare prej disa javësh po kalon në parlament, jep garanci këtij sekori që të mos përballemi fenomen që ndodh në të tilla raste. Nuk jemi e vetmja qeveri që marrin këtë akt.
Qëllimi është mbrojtja e konsumatorit, e qytetarëve shqiptare. Kërkohet nëpërmjet këtij akti që të garantohet që udhëtimet e pa realizuara për shkak të situatës së pandemisë, të jenë detyrim i kompanive, të realizojhen me të njëjtën kosto brenda këtij viti.
Nëse nuk realizohen qytetarëve duhet t’u kthehen paratë. Pra është një akt që mbron të dyja krahët.”, u shpreh Klosi.