Turizëm patriotik: Rreth 1 mln pushues nga Kosova drejt bregdetit shqiptar gjatë muajit korrik
Rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës përllogaritet se kanë pushuar në Shqipëri përgjatë muajit korrik, pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi.
Të dhënat nuk janë zyrtare, por shifra bëhet e ditur nga burime pranë pikës kufitare ku flukset e lëvizjes kanë qenë të shtuara kryesisht në fundjavë!
Këto pamje tregojnë fluksin e pushuesve nga Kosova që iu drejtuan bregdetit shqiptar orët e para të mëngjesit të së shtunës!!
Shifrat e larta të të infektuarve me koronavirus, nuk po i ndalojnë ata në planet për pushime!
Mbi 7 mijë e 500 pushues me mbi 1 mijë e 500 mjete, kaluan doganën.
Policia Kufitare në Morin ashtu si çdo fundjavë punoi me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kufi.
Vetëm javën e kaluar kanë hyrë në Shqipëri 51 mijë e 146 shtetas të Kosovës. Edhe pse jo zyrtare burime të doganës kosovare bejnë të ditura se rreth 1 milionë qytetarë të Kosovës, pushuan në bregdetin shqiptarë gjatë muajit korrik.
Destinacionet shtrihen nga Shëngjini më i afërt deri në jugun e thellë, ku fluksi i lëvizjes në fundjavë gjithmonë shoqërohet me trafik kryesisht në Vlorë, nga ku vijnë edhe këto pamje.
Sezoni turistik ka dy muaj që ka nisur, por ende fundjavat mbeten ditët që gjallërojnë plazhet.