Shtyhet edhe për 15 ditë kalimi i shqiptarëve në BE
Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë.
Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufijtë e jashtëm.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk klasifikohen të përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.
Niveli mesatar europian, mbi të cilin ambasadorët propozojnë heqjen e kufizimeve të udhëtimit për një vend, është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.
Rishikimi i listës ka nisur në grupin e punës, për të dalë një vendim përfundimtar në një kohë të mjaftueshmë për hyrjen në fuqi.
Deri tani mësohet se Kina dhe Australia i janë shtuar listës së bardhë europiane, por zbatimi i saj mbetet kompetencë e secilit vend.
Kështu Serbia, edhe pse ka hyrë në këtë listë, nuk pranohet nga një sërë vendesh europiane, ndërkohë që dje mediat italiane shkruanin për raste shumë agresive të virusit të transmetuar nga të infektuar që hanin nga Serbia në Itali.