Shkarkimi i presidentit Ilir Meta, ja si votuan deputetët nga Saranda dhe Delvina
Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor me 78 vota pro dhe 17 vota kundër, mos shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Mazhoranca u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Metës, pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias.
Ndërkohë që janë zbardhur dhe listat e plota me emrat e ligjvënës që votuan pro shkarkimit dhe ata që kanë abstenuar.
Deputeti nga Saranda, Kostaq Papa si dhe deputeti nga Delvina Ervis Meço kanë votuar pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Ndërkohë, deputeti tjetër i Sarandës Alket Hyseni ka votuar kundër shkarkimit të presidentit Meta. /Sarandanews.com/