Sherr në Jalë, 30-vjeçari nga Tirana bën për spital rojen e resortit. Në makinë policia i gjen dhe heroinë
Një djalë i ri nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Himarës mbrëmjen e të dielës, pas një konflikti me rojen e resortit në të cilin po pushonte në Jalë.
Sipas bluve, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte, shërbimet i kanë gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”.