Sarandë, hapet një segment i bulevardit të ri

Një pjesë e bulevardit të ri që po ndërtohet në Sarandë është vendosur që të hapet gjatë sezonit turistik.

Firma që ka marrë përsipër punimet ka mbyllur provizorisht një segment të bulevardit për të qenë i aksesueshëm për turistët.

Një lajm i mirë edhe për bizneset që operojnë në këtë vend, duke iu ardhur në ndihmë gjatë këtij sezoni për të punuar.

Bulevardi i ri i Sarandës pritet që verën e ardhshme të jetë i përfunduar i gjithi, dhe pritet që të ketë një ndikim ekonimik të lartë për bizneset. /Sarandanews.com/