Rregjistrimi i pronave, Artan Lame merr shembull Sarandën: Ka rezultate pozitive
Televizioni “Euroneës” ka kryer një reportazh në lidhje me konfliktet e pronave në bregdetin e jugut që nga Vlora deri në Sarandë.
Shumë qytetarë janë ankuar se mos regjistrimi i pronave po i fut në konflikte.
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Pronave, Artan Lame deklaron nga ana tjetër se, ka një plan për regjistrimin e pronave në jug. Sipas tij, shembulli më i fundit është Saranda
“Nuk është e vërtet që nuk po rregjistrohen. Jo më larg se këto ditë po funksionin në Sarandë, në qytet, një Vendim i Këshillit të Ministrave për rregjistrimin e trojeve të ndara me Vendimet e Këshillit Bashkiak.
E përmenda Sarandën sepse e ka shumë të theksuar si fenomen, sepse ai Vendim qeverie ka dal përpara 2 muajsh për të gjithë Republikën. Pra në gjithë Republikën ku ka troje të ndara me Vendimet e Këshillave Bashkiake, por që asnjëherë nuk janë rregjistruar përmes këtij vendimi është bërë i mundur proccesi i rregjistrimit të tyre.
Në këto ditë që po flasim po jep rezultatet në qytetin e Sarandës”, u shpreh Artan Lame. /Sarandanews.com/