Obelisku i Bilal Xhaferit në Sarandë, e motra denoncon: Bashkia do të heqë tabelën e vitit 1995
Motra e Bilal Xhaferi denoncon se një zyrtar i Bashkisë së Sarandës i bën presion për një ndërhyrje në obeliskun kushtuar shkrimtarit në shëtitoren e qytetit. Ajo thotë se kërkohet të hiqet mbishkrimi “Këtu prehen eshtrat e shkrimtarit disident, Bilal Xhaferri sjellë nga SHBA më 6 Maj 1995”, por pa i dhënë sqarime për arsyen.
Vetëm një muaj pas vendosjes së këtij obelisku kushtuar shkrimtarit Bilal Xhaferi, e motra denoncon bashkinë e Sarandës për një tentativë ndërhyrje mbi momument.
Antika Hoxha, pretendon se shefi i kabinetit në Bashkinë Sarandë i kërkon me ngulm të heqë mbishkrimin ku thuhet: “Këtu prehen eshtrat e shkrimtarit disident, Bilal Xhaferri sjellë nga SHBA më 06 Maj 1995”.
“Thoma Nika ka më bërë presion disa herë, është shefi i kabinetit të bashkisë”.
Ajo thotë se nuk ka marrë asnjë shpjegim tjetër veçse i ka thënë se ky mbishkrim është i papërshtatshëm.
“Nuk shkon tha. Nuk e kuptoj dot.”
E motra e shkrimtarit thotë se nuk arrin të kuptojë çfarë fshihet pas kësaj situatë, për të cilën bashkia Sarandë nuk ka asnjë reagim.
“Pse tani ndodhi kjo, kujt i ka lindur ideja? Punimet i ka bërë bashkia.”
Shkrimtari i përndjekur nga diktatura u arratis nga Shqipëria në vitin 1969 dhe ndërroi jetë në SHBA në vitin 1986.
Ai është dekoruar me medaljen ” Martir i Demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”nga presidentët Sali Berisha dhe Bamir Topi..