Nga rikthimi i Bujar Leskajt tek Arben Ristani, emrat e propozuar nga PD Vlorë dhe Gjirokastër
Partia Demokratike ka përfunduar fazën e të propozimeve për deputet.
Sarandanews.com ka zbuluar disa prej emrave që janë propozuar për qarkun Vlorë dhe Gjirokastër.
Bujar Leskaj ish kreu i KLSH është një nga emrat surprizë, që është propozuar nga dega e PD Vlorë.
Leskaj më parë ka pasur poste të rëndësishme në PD, duke qenë deputet, Ministër Kulture, ndërsa së fundmi ka drejtuar Institucionin e KLSH-së.
Emrat e tjerë të propozuar nga PD Vlorë janë Lorenc Danaj dhe ish deputetja Nadire Meçorapaj.
Ndërkohë, sa i përket Gjirokastrës tre emrat e propozuar janë ai i ish sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani.
Pas Ristanit, emrat e tjerë të propozuar janë ai i kreut të PD Gjirokastër Dasho Aliko si dhe Tritan Shehut.
/Sarandanews.com/