Nga 1 korriku bashkitë Finiq dhe Dropull me zyrë vendore të përbashkët
Zyrë Arsimore për arsimin parauniversitar në bashkitë Finiq dhe Dropull u hap më datën 1.7.2020 me urdhërin nr 176 të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë Besa Shahini.
Kjo zyrë që do të funksionojë para fillimit të vitit të ri shkollor do të përbëhet nga një drejtor, nga një jurist, nga një financier dhe tre specialista të monitorimit të kurikulës dhe zhvilimit profesional në shkollat e dy bashkive. Selia e zyrës arsimore do të jetë në Finiq.
Zyra hapet pas kërkesave të vazhdueshme dhe këmbëngulëse të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen për ngritjen e cilësisë së arsimit në Minoritetin Etnik Grek si një detyrim i çdo qeverie ndaj minoriteteve të këtij vendi.
Urojmë që ky hap pozitiv të japi rezultate në praktikë dhe të krijojë mundësi më të mira në të gjitha parametrat e arsimimit të fëmijëve të minoritetit etnik grek në vendlindjen e tyre.