Mjeku Pëllumb Pipero: Me maska edhe në rrugë, të bëhet e detyurueshme me ligj
Mjeku i njohur infeksionist pas rasteve në rritje, të personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, ka deklaruar se ka ardhur koha që mbajta e maskës edhe në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj.
Mjeku Pëllumb Pipero ka qenë tepër aktiv, me këshillat e tij, që nga shpërthimi i pandemisë, por ditët e fundit shifrat janë tepër alarmante.
I ftuar në “Zonë e Lirë” mjeku sqaroi se deri tani ka thënë që maska nuk mund të mbahet në rrugë.
Sipas tij nëse qytetarëve nuk u bëhet zakon që ta mbajnë maskën me vete, ajo duhet të bëhet me detyrim edhe kur ata ecin në rrugë. – “Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjon mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë”, tha Pipero. – “Edhe sot them që të mos jetë e detyryar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim”, u shpreh mjeku.
Lidhur me rikthimin e karantinës, duke qenë se vetëm sot u rregjistruan 90 raste të prekurish, një shifër rekord kjo, Pipero e hodhi poshtë këtë ide.