Me maska dhe në distancë, deputetët e Komisionit të Ekonomisë ‘zbarkojnë’ në Sarandë
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ishin sot në Sarandë në kuadër të vizitave monitoruese. Kryetarja Milva Ekonomi ka publikuar disa foto në faqen e saj në Facebook dhe sqaron qëllimin e
Komisioni për Ekonominë dhe Financat vazhdon vizitat monitoruese, dhe sot zhvilloi një vizitë në Portin Derar, sh.a të Sarandës.Ekipi i Prezences nga Departamenti i Demokratizimit të OSBE mundësoi këtë vizitë vlerësuese.
Takimi me përfaqsuesit e Portit dhe te Doganës po kryhet për të bërē të mundur që Komisioni tē përgatitet për të bërë analizën paraprake mbi ndikimet që ka COVID 19 në përgatitjen e buxhetit të shtetit dhe treguesit e zhvillimit ekonomik.
Drejtoresha e Degës Doganare Sarandë, Znj. Rajmonda Gjoni informoi mbi ecurine e treguesve dhe qarkullimin e mallrave i cili rezulton me 12% më pak nga 6 mujori i vitit të kaluar.
Drejtoresha e Portit Detar Znj. Kozeta Stadha informoi mbi aktivitetin në dy kalatat e ndara dhe investimet e ardhshme. Pandemia solli ulje të ndjeshme në përpunimin e pasagjerëve, dhe sot ende nuk ka asnjë njoftim hapje.
Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Adrian Gurma edhe deputetëve Alket Hyseni dhe Andrea Marto që së bashku bën një prezantim të vizionit Saranda 2030.