Mbyllja e procesit të propozimeve në Delvinë, Gurakuqi: Të përkushtuar për fitoren e PD
Dega e PD Delvinë ka përfunduar procesin e propozimeve për kryetar bashkie dhe deputet.
Përmes një statusi në rrjetet sociale ish- deputeti i Shkodrës Romeo Gurakuqi, i deleguar nga PD për të mbuluar këtë zonë shkruan se ka vërejtur një përkushtim dhe angazhim të plotë në këtë proces të brendshëm zgjedhor.
Gurakuqi shprehu bindjen për fitoren e zgjedhjeve në 2021.
“Ne Degen e PD Delvine permbyllet procesi i propozimeve te perfaqesise politike te Opozites Demokratike.
Seriozitet, perkushtim, analize dhe angazhim i plote i strukturave, jo vetem per procesin e brendshem zgjedhor, por edhe per fitoren e ardhshme te PD”, shkruan Gurakuqi. /Sarandanewe.com/