Ish-deputeti i LSI denoncon vjedhjen e pronave nga shteti në Sarandë
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste të Integrimit, Flamur Çelaj, në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe bashkisë Sarandë.
Ai u shpreh pronat publike të këtij qyteti janë vjedhur nga punonjës të bashkisë, ndaj ai kërkoi nga SPAK që të nise hetimet jo vetëm për zyrtarët, por edhe për të afërmit e tyre.
Për këtë çështje ai tha se do të bëje denoncim edhe në rrugë zyrtare.
“Unë mendoj se qeveria po loz një strategji. Po e pompon shumë. Ky është një njeri që nuk e ka problem nëse dështon. E ka gjet edhe kurbanin kë do të marre në qafë. SPAK ka bërë një gjë të mirë. Kemi disa krime.
Ai organizuar, korrupsioni. Hoteleri turizmi. Paratë e krimit i investojnë atje. Unë kam ca krime aktuale. Ndihmat e COVID. Është rast i pastër për tu hetuar nga SPAK. Kanë abuzuar me shportën ushqimore. Krim i pastër i njerëzve në detyrë.
Autostradat 20 mil euro km linear. Që nga kjo këtu afër. SPAK nuk është institucion politik po shtetëror. Pronat publike. Jam drejtues politik për qarkun e Vlorës. Për LSI. Edhe për shkak të detyrës njerëzit nevojtarë paraqiten. Më vijnë shumë njoftime dhe kam një deklaratë.
Në Sarandë po vidhen pronat publike të qeverisë, të bashkisë. SPAK të hetoje lidhjet familjare të njerëzve në detyrë. OFL duhet të merret edhe me nënën edhe me babin edhe me lidhjet e tyre.
Ka nevojë për hetim. Nuk është faji i policisë, por faji i politikës që ushtron presion politik. OFL duhet të bëje punë, të hetoje rastin e Sarandës. D
o më shohësh përpara godinës shtetërore në Sarandë. Do të shkoj ta bëj denoncimin atje. Po e nis që këtu.
Arsyeja pse ne u distancuam nga koalicioni, u distancuam politikisht sepse jam i bindur se në llogaritë e atij hesapzxhiut do të ishim ne kurbani i radhës. Më mirë në opozitë. Kriminalitetin e kemi në qeverisje”, u shpreh Çelaj.