Guidë 3 ditore e 30 gazetarëve nga Kosova në Sarandë

Guida 3ditore e 30 gazetareve nga Kosova në Sarandë, ka nisur me pritjen e reservuar nga Kryebashkiaku, Adrian Gurma në mjedisin para institucionit në respektim të masave anticovid.

Kryebashkiaku Gurma i ka mirëseardhur gazetarët në qytetin dhe Bashkinë e Sarandës dhe ka vlerësuar qëllimin e guidës së tyre, për të mediatizuar asetet dhe ofertën turistike të bregdetit të Sarandës në këtë vit jo të zakonshëm, si një kontribut me vlerë për të realizuar synimin PUSHO SHQIP.

Atë që nuk mundëm ta bëjmë ne për shkak të pengesës nga situata e pandemisë, u shpreh Gurma, po e plotësoni ju duke na hapur ekranet dhe portalet e Kosovës, me lidhjet direkte që kam patur në Skype e tani me praninë tuaj në Sarandë e Ksamil.

Gazetarët e pranishëm u interesuan të dinë për të veçantat e Ofertës së sivjetme të Sarandës, për nivelin e sigurisë në plazhe dhe hoteleri, për çmimet e premtuara me zbritje 20% nga hoteleria etj.

Në vlerësim të punës së bërë në dekada nga Agjencia Sharri Travel, që ka shkurtuar largësinë mes Prishtinës dhe Sarandës, kreu i Bashkisë, Gurma ka nderuar me Çertifikatë Mirënjohjeje, Presidentin e saj Ruzhdi Kurtishaj.
Gazetarja e RTK, Alketa Gashi, ka falënderuar në emër të mediave kosovare, për pritjen e ngrohtë që u është rezervuar dhe për mundësitë e mëdha mediatizuese e promovuese që gjetën në Sarandë.

Pas takimit me bashkiakët e Sarandës, turi i Gazetarëve nga Kosova, vijoi me vizita në pika të interesit turistik, për të vijuar mandej me një Tryezë me Biznesin hotelier të Sarandës, e mandej në biznesin e rritjes së Midhjes në Ksamil etj.