Gjendet zëvendësuesi i Ardian Kolës/ Kadastra e Sarandës do drejtohet nga Kozeta Statha

Kozeta Statha, drejtoresha aktuale e Portit të Sarandës pritet të jetë drejtuesja e re e Kadastrës së Sarandës, pas dorheqjes së Ardian Kolës, i cili e mbajti drejtimin për më shumë se një vit.

Kozeta Statha, do jetë njeriu të cilit do t`i besohet drejtimi i Kadastrës së Sarandës.

Statha ka marrë drejtimin e Autoritetit Portual të Sarandës në nëntor 2017, e cila zëvendësoi në këtë post Sotir Davellën.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Statha është vlerësuar edhe nga kryeministri Edi Rama si drejtuesja më e sukseshme në rang qarku për Vlorën.