Fundjavat shpresa e vetme për turizmin në Saranddë, pushuesit dynden drejt plazheve
Fundjavat mbeten ditët më të ngarkuara për Sarandën dhe shpresa e vetme për turizmin në qytet.
Në drejtim të qytetit bregdetar sot është vënë re një fluks i madh makinash që janë drejtuar në Sarandë për të pushuar këtë fundjavë.
Të gjithë pushuesit janë dyndur drejt Sarandës, por edhe në plazhet e Ksamilit.
Turizmi është një nga sektorët më të prekur nga Covid-19, pasi mbyllja e kufijve ka bërë që shumë shtetas të huaj, të mos kalojnë pushimet në Shqipëri.