Fshirja e tabelave në gjuhën greke gjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, Vangjel Dule: Nxitje për urrejtje etnike
Ditët e fundit në rrugën nacionale që përshkon bashkinë Finiq janë fshirrë emërtimet në gjuhën greke.
Pas këtij veprimi ka reaguar kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili e ka quajtur këtë veprim si nxitje për urrejtje etnike, duke theksuar se , pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.
“Prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirrë emërtimet në gjuhën greke, gjuha amëtare e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë.
Dhe megjithëse një akt i tillë:1)përbën vepër penale2)shkel frymën dhe gërmën e legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare për te drejtat e minoriteteve3)dëshmon dhe nxit urrejtje etnike, pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.
Thirrja jonë për spektrin sinqerisht evropian të politikës, opinionin e shëndoshë publik dhe mediat është që së bashku tu presim rrugën një herë e pergjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre”, shkruan Dule. /Sarandanews.com/