FAKSIMILE/ Jepet me PPP Gjiri i Limionit në Sarandë, ja cilat janë kompanitë fituese

Gjiri i Limionit në Sarandë, aty ku dikur ishte baza luftarake detare, është dhënë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë përmes një kontrate qeraje në duart e privatit.

Hapsira prej 65   2299,5   m2 është dhënë me qera për 1 euro, e cila është marrë nga dy kompani të njohura në vendin tonë, për 20 vjet.

Në dokumentat e siguruara nga Sarandanews.com, kjo zonë është fituar nga ana e “Kastrati Group” në bashkëpunim me “Concord Investment” sh.p.k për 20 vjet.

Aty pritet që të kryhet një investim gjigand, ku kohëzgjatja e kontratës Konçesionare/PPP do të jetë për 35 vjet.

“Përshkrimi i shkurtër i kontratës: Projektim, financim, ndërtim, vënien në operim, administrim dhe mirëmbajtjen e portit turistik dhe të shërbimeve “Marina Limion” me vendodhjen në veri të qytetit të Sarandës”. /Sarandanews.com/