Dhëndri i Sali Berishës dhe ish- deputeti i Shkodrës, të deleguarit e PD-së për të mbuluar zonën e Sarandës

Kryesia e PD Sarandë zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje pas udhëzimit për të propozuar përfaqësuesit politik qëndror dhe lokal.

I deleguari kryesor nga PD për të mbuluar këtë proçes është dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, si dhe ish deputeti i Shkodrës Romeo Gurakuqi.

Njoftimin e ka dhënë vet kreu i PD Sarandë, Hariz Mema i cili shkruan me entuziasëm se Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“Sot u mblodh Kryesia e Deges se PD-se Sarande!!

Ne zbatim te Udhezimit nr 60 dt. 25.06. 2020, startoi ne realizimin e nje vendimi historik te Partise Demokratike te Shqiperise per te propozuar, konsultuar e zgjedhur perfaqsuesit politike qendrore dhe lokale nga anetaresia e saj.

Me grupin qendror te punes z.Romeo Gurakuqi, Jamarber Malltezi dhe Ilir Dervishi!!

Te vendosur drejt fitores, te sigurte per ti kthyer Sarandes dhe Shqiperise dinjitetin, te bashkuar si asnjehere tjeter me Lulzim Bashen Kryeminister!!
#DiteMeTeMira!#
✌????????✌✌”, shkruan Mema. /Sarandanews.com/