DETAJET/ Tre rastet pozitive në Sarandë, ISHP nis hetimin epidemiologjik
Tre rastet e konfirmuara pozitiv me koronavirus në Sarandë janë anëtarë të një familjeje.
Familja, me origjinë nga Laçi, tashmë është izoluar në banesën e saj dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar.
Aktualisht ISHP e Sarandës ka nisur hetimin epidemiologjik për të identifikuar kontaktet.
Kujtojmë se sot 99 persona janë identifikuar pozitiv me Koronavirus.