Del nga harresa pema e Piperit në Sarandë që u mboll nga Naim Frashëri, bashkia nis përkujdesjen
Pema e Piperit në Sarandë ka nisur të marrë frymë… Gurët e mermerit përreth saj u hoqën sot nga punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërimit, ndërsa rrënjët do të plehërohen.
Pema e mbjellë nga Naim Frashëri 145 vite më parë, ishte braktisur, madje në qytet qarkullonte më shumë si legjendë.
Pakkush e dinte se Rilindasi Naim Frashëri kishte mbjellë dy peme piperi në vitin 1875, kohë kur punonte në doganën e Sarandës.
Njëra prej tyre nuk i rezistoi kohës. Pema për të cilën, autoritet vendore u vunë në lëvizje pas shkrimit në Shqiptarja.com, ndodhet tek godina e rrënuar e bar lulishte “Butrinti”.
Puna e sapo nisur e bashkisë së Sarandës duhet të pasojë me pastrimin e mbeturinave dhe vendosjen e tabelave orientuese për turistët.