Degët e OMONIA-s mblidhen në Sarandë, Vangjel Dule: Të bashkuar mund t’i imponohemi qeverisë “Rama”
Ditë e djeshme në qytetin e Sarandës janë mbledhur anëtarë të degëve të OMONIA-s për të diskutuar për situatën politike, ekonomike dhe sociale.
Në postimin në FB të PBDNJ thuhet se takimi u përqëndrua në situatën aktuale politike, pozicionin e minoritetit kombëtar grek duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e brendshme në Shqipëri dhe situatën ekonomike dhe sociale të krijuar nga pandemia Covid-19 si dhe çështje që lidhen me strukturat.
Sugjerimi politik qendror u bë nga Presidenti i KEAD, Vangjel Dule, ndërsa Presidenti i OMONIA-s, Vasil Kajo foli për çështje me interes të veçantë vendor.
Në përfundim të takimit u arrit në idenë se vetëm të bashkuar mund t’i imponohen qeverisë.