Defekti në sistem/ Pala greke rihap kufirin pas disa orësh! Radhë e gjatë makinash në Kapshticë dhe Kakavijë

Pala greke për disa orë ka bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë apo dhe të huaj përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Shkak është bërë mos rakordimi i sistemit PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.

Ky sistem është i detyrueshëm për t’u plotësuar në kushtet e pandemisë dhe që shteti grek e ka vënë si detyrim për këdo që hyn në Greqi.

Burimet nga Kakavija bëjnë të ditur se kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë. Konkretisht në Kakavijë dhe Kapshticë, ndërkohë që funksiononte me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Gjithsesi pas disa orëve sistemi është rregulluar dhe pikat doganore janë zhbllokuar, megjithëse një radhë e gjatë është krijuar.