Anila Denaj në Sarandë: Qeveria mbështetje në rritje për biznesin vendas për të përballuar sa më lehtë pasojat e COVID-19
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vizitoi sot në Sarandë kantinën e verërave Isak, e konsoliduar tashmë në tregun vendas dhe me aktivitet të shtrirë edhe në prodhimet e serave.
“Qeveria shqiptare përmes skemave të Garancisë Sovrane ka ofruar gjerësisht mbështetje financiare për sipërmarrjet në nevojë për lëndë të parë apo likuiditet për të vijuar dhe rritur prodhimin; furnizimi në rritje i tregut me produkte “Made in Albania” mbetet prioritet”, – tha Denaj.
Sipas saj, vijon mbështetja në rritje për biznesin vendas për të përballuar sa më lehtë pasojat e COVID-19.
Ministrja Denaj u shpreh se “biznesi i madh në kushtet e një pandemie ka pasur rënie, por garancia sovrane nënkupton që ju të merrni përsëri një kredi, për lëndë të parë nëse ju duhet për likuiditet apo detyrime që ju duhet të shlyeni”.
Duke u interesuar për refuzimin e bankës për kredi, Denaj tha se “çdo institucion financiar ka krijuar dhe ka firmosur një marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave duhet ta kuptojë që garancia sovrane nuk është për një vit të zakonshëm. Është një mbështetje për fermerin për t’ia dalë këtë periudhë të vështirë”.
“Ata duhet të shikojnë nëse ju jeni biznes i suksesshëm në 15 vitet e shkuara, nëse kjo situatë është e përkohshme duhet të fusin elementë shumë të rëndësishëm. Një vit të jenë të hapur, për t’iu lënë të ringriheni. Unë angazhohem bashkë me strukturat si për ju dhe të gjitha bizneset që kanë marrë një përgjigje negative nga bankat që të adresojnë gjithë ankesat e tyre, për të mundësuar edhe një palë të tretë që jemi ne qeveria shqiptare dhe për të thënë është çështje risku apo burokracie”, – tha Denaj.
???? Sarandë – Gjatë një vizite në kantinën e verërave Isak, e konsoliduar tashmë në tregun vendas dhe me aktivitet të…
Posted by Anila Denaj on Saturday, July 18, 2020