Vlora mirëpret turistët: Shqipëria më e sigurt se Bjellorusia
Turistët e mbërritur nga Bjellorusia një ditë më parë në Rinas kanë populluar plazhet e Vlorës me turistët e parë të huaj.
Aspak të trembur nga Covid-19, ata shprehen se Shqipëria është një vend më i sigurt se Bjellorusia, e cila nuk u izolua për asnjë moment nga koronavirusi.
“Do të jem e shëndetshme. Ka vitaminë D dhe det, jam më e sigurt këtu sesa më Bjellorusi”, shton një turiste.
Shumë prej tyre i kanë mbyllur rezervimet në janar të tjerë rishtaz. Por, teksa listojnë arsyet pse zgjidhën qytetin nuk harrojmë të përmendin natyrën, peizazhin dhe kulinarinë.
Nga ana tjetër, operatorët turistik përballen me vështirësi, ndërsa kanë drejtuar sytë nga tregu vendas dhe ai ballkanik.