I infektuari në Gjirokastër/ Një repart i gjithë në karantinë, në pritje të rezultatit të testit

Në Gjirokastër janë marrë tamponë edhe për 12 punonjës të një kompanie private ku punonte i infektuari i djeshëm.

Gjithë punëtorët e një reparti janë nën karantinë deri në daljen e përgjigjeve.

I infektuari i djeshëm një 48 vjeçar nga lagjja Zinxhira është asimpotomatik dhe gjendet në karantinë në banesë.

Për rastin e parë në Gjirokastër Top Channel raportoi se 68 vjeçari kishte qenë i shtruar prej 22 ditësh në Tiranë tek QSUT.