VIDEO/ Goli fantastik i shënuar nga lojtari i Butrintit Ermanel Llojaj kundër Tomorrit

Skuadra e Butrintit është duke kaluar një moment fantastik, edhe pse ekipi kishte rreth dy muaj e gjysëm që nuk luante.

Forma e lojtarëve që kanë mjaft optimale dhe kjo është vërtetuar në dy takimet e fundit që ekipi bregdetar ka zhvilluar në Kategorinë e Dytë.

Në dy sfidat e fundit kundër Tomorrit dhe Skraparit, Butrinti ka arritur të grumbullojë pikët e plota duke qenë kandidat për një vend në play off.

Një nga lojtarët më në formë të momentit është Ermanel LLojaj, i cili ka shënuar në të dy takimet e fundit.

Vetë futbollisti ka publikuar golin mjaft të bukur që shënuar në sfidën kundër Tomorrit në transfertë.

Aktualisht Butrinti renditet në vendin e katërt me 38 pikë të grumbullara, ndërsa këtë javë luan në trasnfertë kundër Këlcyrës.

Më poshtë goli i shënuar nga Ermanel Llojaj. /Sarandanews.com