Udhëtoni më shpejt drejt Sarandës, hapet Bypassi Fierit
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar hapjen e bypassit të Fierit në të dyja korsitë.
“Prej mesditës së sotme, bypassi i Fierit është i hapur, në të dyja koristë e tij, për qarkullimin e automjeteve”- lajmëron Ministria.
Ndërkohë teksa inspektoi punimet gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë një vepër gjigante.
Sipas tij, me sistemimin e segmentit 120 km nga Miloti deri në Fier nëpërmjet Thumës e Rrogozhinës do të kemi një vepër fantastike.
“Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht by pass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standardet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit”, u shpreh Edi Rama.
Ministrja Balluku tha se bypass-i i Fierit është i kategorisë “b”, ekstra urban dhe ka një limit shpejtësie prej 120 km në orë.
Në ditët e para, qarkullimi në këtë bypass, tha Balluku, do të ketë një mbikëqyrje nga Policia Rrugore.
“Lëvizja do të kontrollohet me radar, pasi është një rrugë ku mund të ecet me shpejtësi, por duhet patur parasysh që edhe komuniteti duhet të ambientohet me këtë rrugë dhe shpejtësinë me të cilën lëvizet në të“, tha Balluku.
MIRËMËNGJES ????ju uroj rrugë të mbarë në Bypass-in e Fierit????
Posted by Edi Rama on Monday, June 15, 2020