Sot, 33 raste të reja. Si u zgjerua harta e përhapjes së koronavirusit në vend
Pas një dite me shifra rekord, ku u numëruan 71 raste të reja dhe një shtim i frikshëm i pacientëve të shtruar në Infektiv, vijon përhapja e koronavirusit në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste të reja me koronavirus në vend, shtim te shtrimeve ne Infektiv. 82 paciente te shtruar, 10 ne terapi intensive dhe 1 i intubuar.
23 ne Tirane, 8 ne Shkoder, 1 rast ne Pogradec dhe 1 ne Kamez.
Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, pas tamponëve të bërë ne rastet e dyshuar, në vijim të hetimit epidemiologjik dhe rasteve të reja.
E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 raste të reja dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit
Rritet numri I të shtruarve në spital. 82 të shtruar dhe më shumë se 790 raste aktive në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve për vetëndërgjegjësim për të zbatuar rregullat e vendosura
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik
Gjatë javës që lamë pas kemi patur një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitiv, zgjerim të fashës së moshës së prekur me simptoma të shprehura, shtim të rasteve të hospitalizuara, por kemi pasur edhe humbje jete. Kjo situatë ka reflektuar faktin që kemi ende ndërgjegjësim të ulët për respektimin e masave, por dhe prezencë të virusit me të njejtin nivel trasmetueshmërie. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe pwr tw mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.
Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.
COVID-19 – Statistika (22 Qershor 2020)
Testime totale 23692
Raste pozitive 1995
Raste të shëruara 1159
Raste Aktive 792
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Durrës 150
Shkodër 133
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 18
Lezhë 14
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 1
Berat 1