Si kurrë më parë, shifër rekord të prekurish nga koronavirusi 24 orët e fundit
Sot është shënuar numri më i madh i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë duke rikthyer alarmin në sistemin shëndetësor të vendit.
ISHP raporton se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 42 raste të reja me koronavirus, ndërsa është rritur ndjeshmë numri i të shtruarve në spitale, ndryshe nga trendi i javëve të fundit.
Mësohet se numri i pacientëve në spitale ka shkuar në 46 pacientë, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Numri më i lartë i të prekurve janë në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Kamzë.
ISHP njofton se aktualisht në të gjithë vendin janë 327 raste aktive me koronavirus, pjesa më e madhe në Tiranë dhe Shkodër.
Gjatë kësaj jave vërehen shifra të larta të të prekurve nga koronavirusi, duke rritur frikën për një valë të dytë të virusit.