“Shokon” burri nga Saranda: Kur gruaja më tha që djalin nuk e kam me ty, më iku truri i kokës
Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “”Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme situatën e vështirë të zotit Mynyr.
Ai vinte dhe ikte në Greqi dhe deri në vitin 2013 nga martesa e tij kishte vetëm një vajzë. Por 16 vite pas lindjes së vajzës, merr lajmin e mirë se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe në jetë vjen një djalë. Ky ishte një lajm shumë i bukur, që familja mezi e kishte pritur.
Por jeta dhe martesa e tij ndyshoi në Shkurtin e vitit të kaluar. Gruaja i kërkon divorcin dhe i thotë që nuk do e ka dashur dhe nuk e do atë.
Pas ndarjes, ajo i thotë që fëmija nuk është i tij dhe kjo ishte tepër e rëndë për të. Për ta vërtetuar këtë gjë, bën analizën e ADN-së në Greqi dhe zbulon se fëmija nuk ishte i tij.
Sot ai ka thirrur vëllain e tij, Fitimin dhe kërkon prej tij llogari, pse ai nuk i ka treguar për situatën sepse shprehet se të gjithë në zonën ku ata banonin, e dinin që sjellja e ish-gruas së tij nuk ishte e mirë.
Mynyr: Jam martuar në 1997 me nusen që e quanin Eva, në këtë martesë kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin.
Eni Çobani: Gati 21 vjet apo jo?
Mynyr: Po 20 e ca vjet martesë. Në vitin 2001 kam ikur në Greqi, kisha vajzën, edhe zonjën Eva. Kaluan 6 vjet andej, erdhën u kthyem në Ksamil.
Fitim: Çfarë do na thuash me këtë?
Mynyr: Prit se do ta them të lutem. Si erdhëm, futa vajzën në shkollë, unë emigrant, ajo në Shqipëri.
Eni Çobani: Ti ikje dhe vije nga Shqipëria?
Fitim: Si gjithë të tjerët që shkonim në kurbet.
Mynyr: Po! Në vitin 2013 më tha që kam ngelur shtatzënë.
Fitim: Të gjithë u gëzuam për këtë.
Mynyr: Të gjithë u gëzuam, bëra dhe një darkë për këtë.
Fitim: Sepse mbas disa vitesh na erdhi një fëmijë në jetë.
Mynyr: Mbas 16 vitesh thashë shyqyr më dha Perëndia një djalë.
Eni Çobani: Pra mbas 16 vjetësh të vajzës të lindi një djalë?
Mynyr: Po! Vjet në datën 19 Shkurt bëri divorcin e ndarjes. I thashë pse ndahesh, çfarë kërkon?
Eni Çobani: Tani se shkuat tek divorci, keni patur ndonjë problem me njëri-tjetrin?
Mynyr: Jo, asnjë problem s’kemi patur. Çfarë ka dashur ja kam plotësuar, u bleva makinë 13 mijë Euro, që unë s’kam biçikletë për vete. I thashë pse ndahesh? Më tha nuk të dua më, s’të kam dashur, nuk të dua. Në rregull i thashë, ti në punën tënde, unë në timen.
Eni Çobani: Pra nuk patët ndonjë përjetim dramatik të themi? E përjetuat me qetësi?
Fitim: Më fal zonja Eni, kanë patur probleme familjare, por nuk kanë patur problem serioze me njëri-tjetrin.
Mynyr: Mbas divorcit e pyeta dhe i thashë çfarë deshe, pse u ndave. Më tha nuk të kam dashur, as të dua. Po si kështu? Më tha mua ti nuk e dije një gjë të tillë, që do vijë një orë të ndaheshim.
Fitim: Po mirë o, çiftet ndahen.
Mynyr: Prit ndahen, por më tha që unë djalin nuk e kam me ty. Mua atëherë më iku truri i kohës, kur më tha.
Fitim: Është e pabesueshme kjo që thua.
Mynyr: Si është e pabesueshme?
Fitim: Me çfarë deklarate e thua ti këtë?
Mynyr: Vajta i mora fijen e flokut dhe e bëra ADN-në tek greku.
Eni Çobani: Është pak i tensionuar Mynyri. Po pastaj?
Mynyr: Bëra ADN-në në Athinë. Më mori doktori në telefon dhe më tha djali nuk është i joti, edhe çoje ku të duash, në Amerikë çoje ADN-në, fëmija nuk është i joti. Mua atëherë më iku truri i kokës, i bija mureve, desh më iku mendja, po mos kishte ardhur ky me nusen, më iku mendja. Kam kaluar në depresion, jam me ilaçe.
Fitim: Zonja Eni, nuk e dija se çfarë i kishte ndodhur, jam me shtëpi ballë për ballë dhe vetëm dëgjoj një të bërtitur dhe përplaste kokën nëpër mure.