Sherr me sende të forta në Gjirokastër, 1 i vdekur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Gjirokastrës. Një person është vrarë si pasojë e një sherri të çastit.
Mësohet se viktima është një 60-vjeçari i quajtur Andrea Xhavara.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka mbetur i vdekur si pasojë i një konflikti pronësie.
Dyshohet se personi tjetër i përfshirë në konflikt është Jano Koleta, i cili mund të jetë edhe autori i krimit.
Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.