Biznesmeni i PD: Sezoni turistik në Sarandë u varros, do e paguani në zgjedhjet e ardhshme

Biznesmeni pranë PD Sarandë ka sulmuar bashkinë dhe qeverinë, të cilat sipas tij po e varrosin sezonin turistik.

Armando Magllara shkruan se bashkia dhe qeveria i ka gënjyer për mos hapjen e shëtitores së qytetit dhe për këtë do e paguajnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Saranda sot varrosi sezonin turstik. Pas pandemise, ekonomia e qytetit ra ne humneren e pamundesive. Qeveria na genjeu kur premtoi se Saranda do e kishte bulevardin te hapur per sezonin turistik. Bashkia Sarande ka mashtruar kur deklaronte daten 15 Qershor si perfundimin e afateve te punimeve per bulevardin e ri.

Sot jemi te mbyllur, jo vetem nga covidi, por edhe nga fjaleshkelesit, te cilet kujtohen per Saranden nje here ne 2 vjet. Nuk ju kemi kerkuar lemoshe, por dinjitet sepse jemi taksapagues te rregullt. Ju na kthyet shpinen dhe mendoni se arroganca do zgjase perjete.

Ta harroni se do mund te talleni me djersen e tone! Mos guxoni te vini me kurre per vota tek ata qe i late ne prag falimenti! I gjithe biznesi eshte jo vetem i revoltuar me ju, por ju ka vene kryqin. Ne zgjedhjet e ardhshme do ju japim nje leksion te madh demokracie se si tallet populli me arrogantet dhe premtim shkelesit”, shkruan biznesmeni demokrat. /Sarandanews.com/