Sherr masiv në Vlorë, të riut i shpëton arma nga duart, policia në vendngjarje
Një sherr masiv mes të rinjve në Vlorë për pak sa nuk ka përfunduar me pasoja fatale.
Burime thonë se disa të rinj në zonën e Lungomares janë përfshirë në një situatë konfliktuale ku pas ngritjes së zërit situata është përkeqësuar kur një prej të përfshirëve ka nxjerrë armën e zjarrit.
Fatmirësisht arma i ka rënë në tokë dhe nuk ka mundur ta shkrepë, ndërsa pas kësaj situate të rinjtë janë vënë në ndjekje të njëri-tjetrit.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritu edhe policia që po heton shkaqet e ngjarjes.