Sërish protestë para bashkisë Vlorë, bizneset e tregut industrial kërkojnë pagën e luftës
Një tjetër protestë është duke ndodhur te bashkia e Vlorës.
Pas protestës së bizneseve për mos prishjen e ndërtimeve në Zvërnec, janë ngritur në protestë tregtarët e tregut industrial.
Ata protestojnë për mosmarrjen e pagesë së luftës.
“Tregu ka mbaruar, paguajmë taksë bashkisë, nuk paguajmë sigurime.”
“Nuk është bërë asnjë investim. Nuk na u dhanë 400 mijë lekë. Jemi 490 biznese. Bashkia nuk na ka bërë asnjë investim dhe na kërkon 2 fatura, por ne kemi 3 muaj që nuk kemi bërë asnjë xhiro.”
Ndërkohë më herët përfaqësues të bizneseve u ngritën në protestë përpara bashkisë së Vlorës dhe kërkojnë që të mund të punojnë deri në shtator dhe më pas t’i shembin ndërtimet e tyre.
Rreth 50 biznese në Zvërnec, kryesisht bare dhe restorante në plazhe që janë lajmëruar që deri të hënën kanë afat për të çmontuar godinat e tyre.
Në rast të kundërt IKMT do të vij t’i shembë nëse nuk i heqin vetë, si dhe do të kenë edhe ndëshkime me gjoba.