Sarandë, ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve tek pedonalja
Nga dita e sotme është futur në fuqi vendimi i bashkisë Sarandë ku do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në “Rrugën e Flamurit”, si dhe në segmentin e shetitores përpara Bar “Limani”.
Cdo ditë prej orës 17:00 deri në orën 01:00, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në këto dy pika, pasi ato do të jenë të aksesueshme vetëm për këmbësorë. /Sarandanews.com/