Plagosje në Vlorë, një person në gjendje kritike për jetën

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë në zemër pak pas mesnate në Vlorë.

I riu ka përfunduar në sallën e operacionit, në spitalin e qytetit, në gjëndje kritike për jetën.

Nga informacionet paraprake, mendohet se me mes të rinjve të përfshirë në ngjarje ka pasur edhe konflikte të mëparshme.

Policia po sqaron rrethanat e ngjarjes, ndërsa është vënë në ndjekje të autorëve.

I plagosuri është shoqëruar në spital nga shokë të tij.

Konfrontimi mes palëve ka ndodhur në zonën e pyllit të Sodës.