Plagosi 22 vjeçarin në Delvinë, arrestohet autori
Policia ka arrestuar autorin e plāgosjes ditën e djeshme në Delvinë.
Policia njofton se në pranga ka rënë E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i ārmës së gjahut.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në malin e Cerasë, i pasojë e një konflikti për motive të dobëta mbeti i plāgosur me ārmë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Delvinë
Policia vë në pranga autorin e plāgosjes së ditës së djeshme.
Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mbeti i plāgosur me ārmë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekje të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i ārmës së gjahut.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ārmëve të gjuetisë dhe sportive”.