Përkujtohet në Kllogjer 76-vjetori i genocidit të popullsisë çame
Pjesëtarë të komunitetit Çam dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria janë gjendur në Varrezat e Kllogjerit për të përkujtuar një prej genocideve më të mëdha , atë të komunitetit Çam.
I pranishëm në ceremoni ishte dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi që bëri kritika ndaj qeverisë, duke thënë se sot në vend mbizotëron rrumpalla mavri.
Idrizi u shpreh se heqja nga Rama e konceptit “zonë minoritare” është tradhti.
“Shqipëria doli me 9 minoritete, kurse Kosova ka 6. Shqipëria del me 9 pakica kombëtare, ndërsa ne kemi shqiptarë kudo përreth Shqipërisë. Në Shqipëri ka rrumpallë mavi. Qeveria vazhdon të bëjë gabime të mëdha. Ne vazhdojmë që të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës.
Kanë qenë dy zona minoritare në Shqipëri ajo e Dropullit dhe një në Finiq. Qeveria shqiptare ka luajtur mendsh. Heqja e konceptit “Zonë minoritare” është tradhti. Ka ekzistuar koncepti i zonës minoritare që në kohën e Mbretit Zog.
Kombësia jo si ndihesh, por sic je me fakte. Nëse është sesi ndihesh, i bie që edhe tifozët e Gjermanisë qenkan gjerman, të deklarojmë në census se jemi gjermanë dhe bëhemi pjesë e BE-së. Kjo është marrëzia e radhës.
Lexoni konventat ndërkombëtare për pakicat dhe ata, pra pakicat duhet të jenë në kufi. Duan të bëjnë edhe Konispolin e Himarën dy gjuheshe”, tha Idrizi.