Pajisja me mjete dixhitale për inspektorët në jug, Shkëlqim Hajdari: Do ulë barrën ndaj biznesit, korrupsionin dhe zhvillimin e tyre

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkelqim Hajdari, ka zhvilluar disa takime me kryetarët e bashkive në jug të vendit në lidhje me pajisen me mjetet dixhitale, inspektorët vendorë të Bashkive Himarë, Sarande, Finiq dhe Gjirokaster.

Sipas Hajdarit kjo metode, do ulë barren ndaj biznesit, korrupsionin dhe njëkohesisht rritjen e zhvillimin e tyre.

“Stafi i Inspektoratit Qendror, po trajnon dhe njekohesisht kane pajisur me mjetet dixhitale, inspektorët vendorë të Bashkive Himarë, Sarande, Finiq dhe Gjirokaster. Falenderoj kryetaret e këtyre bashkive, per bashkepunim.

Nga sot ne keto bashki, inspektimet do kryhen vetem me procedure te rregullt ligjore, online, ne prani te bisnesit.

Vendi yne, eshte nga vendet e vetme te rajonit, qe dhe inspektoret vendore i organizon ne kete menyre.

Kjo metode,do ule barren ndaj bisnesit, korrupsionin dhe njekohesisht rritjen e zhvillimin e tyre”, shkruan Shkëlqim Hajdari. /Srandanews.com/